10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Hebrenjtë fanatikë bastisin Mesxhid-i Aksanë

Më të lexuarat

Dibs bëri të ditur se 159 hebrenj fanatikë kanë kryer bastisje në Harem-i Sherif nën mbrojtjen e policisë izraelite

 

KUDS (AA) – Në shoqërim të policisë izraelite 159 hebrenj fanatikë kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa, e cila ndodhet në Kudsin Lindor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Autoritetit të Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs, për AA tha se policia ka hapur portën El-Megaribe, në jugperëndim të Aksasë për të mundësuar hyrjen e hebrenjve.

Dibs bëri të ditur se 159 hebrenj fanatikë kanë kryer bastisje në Harem-i Sherif nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Hebrenjtë fanatikë kohë pas kohe bastisin Mesxhid-i Aksanë nën shoqërim të policisë.

Bastisjet nga hebrenjtë fanatikë në Aksa shkaktojnë rritjen e tensioneve në rajon si dhe trazira mes palestinezëve dhe policisë izraelite.

Mesxhid-i Aksa që ndodhet në Kudsin Lindor të okupuar, është kibla e parë e muslimanëve.

Në këtë kompleks, ku krahas xhamisë së kibles dhe kupolës së shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë zhvillojnë gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit