12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Hebrenj fanatikë bastisin Mesxhid-i Aksa-në

Më të lexuarat

Dhjetëra hebrenj fanatikë në shoqërim të policisë izraelite kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa

JERUSALEM (AA) – Dhjetëra hebrenj fanatikë në shoqërim të policisë izraelite kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Administratës së Fondacioneve Islamike në Jerusalem, Firas Dibs në një deklaratë për mediat tha se “Një grup hebrenjsh fanatikë prej 36 personave në shoqërim të policisë izraelite kanë kryer bastisje në Aksa”.

Ai tha se policia izraelite nuk ka lejuar që punonjësit e fondacionit t’u afrohen më shumë se 30 metra kolonëve hebrenj për të marrë pamje. Dibs tha se ata që nuk e respektojnë këtë janë kërcënuar se do të arrestohen.

Vazhdojnë tensionet në Jerusalem

Në ditën e pestë të vendosjes së detektorëve metalik nga Izraeli në dyert e Mesxhid-i Aksa-së tensionet vazhdojnë të rriten.

Mijëra palestinezë të cilët nuk lejohen të hyjnë në Harem-i Sherif edhe sot namazin e sabahut e falën në zonën e Portës së Luanit (El-Esbat) të Mesxhid-i Aksa-së.

Kryetari i Administratës së Fondacioneve Islamike në Jerusalem, Sheiku Azzam el-Hatib në një deklaratë më parë tha se “Qëndrimi ynë është i qartë. Ne jemi të lidhur me vendimin e këtij qyteti të shenjtë. Nuk do të hyjmë në Aksa duke kaluar nëpërmjet detektorëve, të cilët edhe për nga Islami dhe morali nuk mund të konsiderohen si të pranueshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit