7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Hashtagu i Erdoğanit “WorldisBiggerThan5” bëhet hit në Twitter

Më të lexuarat

Porosia e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është bërë hit viral, pasi u shndërrua në një hashtag në Twitter “WorldisBiggerThan5 “ (Bota është më e madhe se 5).

Gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Erdoğan porositi se nevojitet një reformë strukturore e OKB-së, në veçanti organit më të lartë ekzekutiv, Këshillit të Sigurimit, për të cilin tha se u shërben ekskluzivisht interesave të pesë anëtareve të përhershme të cilat kanë të drejtë vetoje gjatë votimit për çfarëdo vendimi.

Pas adresimit, Erdoğan ndau një hashtag në Twitter, në të cilin shkroi se bota është më e madhe se pesë vende që gëzojnë të drejtë ekskluzive në Këshillin e Sigurimit.

“Duhet t’i shndërrojmë Kombet e Bashkuara në një burim të drejtësisë, e jo të mizorive. Turqia vazhdon të luftojë për një botë më të ndershme. U bëjme thirrje të gjitha palëve, të marrin një qëndrim parimor kundër organizatave terroriste në Siri”, shkroi Erdoğan në Twitter.

Ai u bëri thirrje miqve të Turqisë, të ndërmarrin hapa në luftën kundër organizatës terroriste FETO, e cila kreu një puç në Turqi ku mbetën të vrarë 251 persona.

“Turqia është avokate e lirisë së lëvizjes të njerëzve dhe mallrave. Presim një sjellje të ndërgjegjshme në ekonomi dhe tregti”, tha Erdoğan përmes një postimi në Twitter, të publikuar me hashtagun “WorldisBiggerThan5“.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit