16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Hasan Preteni Qeverisë: O mjeranë, Agjencia është në objekt shtetërorë, nuk është i kishës

Më të lexuarat

Ish kreu i Kundërkorrupsionit, Hasan Preteni ka reaguar ashpër ndajë vendimit të Qeverisë së Kosovës për të paguar qira për Kishën Ortodokse Serbe në emër të objektit të AKK-së.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e qirasë për Kishën Ortodokse Serbe për objektin e shfrytëzuar nga institucionet qeveritare. Objekti është në shfrytëzim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Agjensioni Anti Korrupsion. Ngecja e pagesës së qirasë është për periudhën 31 muaj e gjysmë në vlerë prej 9063 euro për një muaj, shkruan lajmi.net.

Lidhur më këtë vendim të Qeverisë ka reaguar ish drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, duke pretenduar se objekti i AKK-së është pronë e shtetit të Kosovës dhe jo e Kishës Ortodokse. Ai ka hedhur nj mori akuzash mbi krerët e institucioneve, si dhe ndajë vetë drejtuesit aktual të AKK-së, Shaip Havolli.

Më poshtë mund ta shihni reagimin e plotë të Pretenit:

O mjerana o te terbuar, o ju qe beni gjithçka vetem per te mbetur ne pushtet. Agjencia kunder Korrupsionit eshte duke shfrytezuar objektin qe eshte prone shteterore, jane deshmite, e dine Kisha per kete. Jane provat, une sa isha drejtore i Agjencise kame ushtruar kallzim penal kundet Hashim Thaqit dhe Ministrite te Pushtetit Lokal. O mjerana Agjencia eshte ne objekte shteterore, nuk eshte i kishes, o Shaip Havolli, i deleguar i ShiK-ut vepro, e di qe e ke sigurua vendin ne polici, vepro o mjeran, shkele interesin privat e shikoje interesin publik, haroji banesat, haroji shtepite, haroji bizneset, haroji koleget qe po pasurohen ne emer te Agjencise, o mjeran kfjellu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit