15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Harta që zbulon racistët më të mëdhenj në Evropë

Më të lexuarat

Studimi për paragjykime racore në vendet evropiane, i kryer nga Universiteti Harvard, ka zgjatur 13 vjet, nga 2002 deri vitin 2015.

Sipas këtij studimi, në vendet e Evropës Lindore ekziston një mos tolerancë e madhe ndaj njerëzve.

Një studim të ngjashëm ka kryer edhe BE-ja para dy vjetësh në vendet anëtare të unionit.  Kombet si Britania e Madhe, Spanja, Franca, Holanda, Danimarka dhe Suedia janë treguar si më tolerantet.  Më së shumti paragjykime racore ka në Çeki,  Sllovaki, Bullgari, Greqi, Qipro dhe Lituani, transmeton KosovaPress.

Ueb sajti Indy100 ka rikonstruktuar studimet e deritanishme në hapa të veçanta.  Personat e anketuar kryesisht janë përgjigjur në pyetjen se me cilët pjesëtarë të grupeve etnike do të jetonin ose punonin së bashku.

Në shumicën e vendeve evropiane kryesisht pranojnë të punojnë me pjesëtarë të racës së bardhë, pasuar nga afro-amerikanët, aziatikët dhe romët.

Në pyetjen se nëse do të ishte e këndshme që fëmijët e tyre të jenë në lidhje me pjesëtarët e disa prej këtyre racave, pozitivisht janë përgjigjur më së shumti suedezët, francezët, spanjollët, britanikët, holandezët, derisa negativisht janë përgjigjur numri më i madh i bullgarëve, çekëve, sllovakëve, lituanezëve dhe estonezëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit