9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Harroi të ngrinte frenat e dorës, 35-vjeçari në Tiranë gjen vdekjen sapo del nga makina

Më të lexuarat

Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e djeshme në Tiranë, pasi harroi të ngrinte frenat e dorës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tujan, kur 35-vjeçari me incialet S.Q. ka ndaluar makinën.

Por pasi ka dalë nga makina viktima ka parë që ajo po ikte mbrapsh dhe për këtë arsye është munduar ta ndalojë duke u bërë vetë pengesë. Mirëpo makina e tipit “Opel” e ka zënë sipër dhe 35-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit