12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Harrohet restaurimi i Xhamisë së Çarshisë [video]

Më të lexuarat

Ka katër vite që imami i Xhamisë së Çarshisë, Shaqir Kqiku, punën e tij e bënë në një xhami tjetër. E kjo për arsyeje se që nga viti 2011 ka filluar renovimi i kësaj xhamie, raporton ‘038’.
 
Imami tregon se gjithçka me restaurimin e xhamisë nisi keq, që nga fillimi restaurimit kur nga xhamia i nxorën në muajin dhjetor dhe u thanë se për 10 muaj përfundojnë punët.
 
Sipas imamit ende nuk dihet se kur do të përfundoj puna në mënyrë që xhamia të hapet për xhematin dhe se xhamia kurrë nuk ka qenë kaq shumë e mbyllur për publikun.
 
Por përveç vonesave sipas arkeologeve restaurimi po behet në kundërshtim me planin e objektit.
 
Haxhi Mehmetaj thotë se me restaurim objekti duhet të kthehet në gjendjen e kohës kur është ndërtuar, por që në këtë rast ish kryetari Isa Mustafa i vendosi harqet të reja vetëm pse atij i pëlqenin.
 
Por Mehmetaj akuzon edhe qeverisjen aktuale të cilët sipas tij kanë pasur 18 muaj për të përfunduar punët.
 
Kritika kanë dhenë edhe qytetaret të cilët thonë së xhamia do duhej të ishte gati për bajram.
 
Punimet që do të duhej të përfundonin në vitin 2013 sipas të pares kulturës në kryeqytet Saranda Bogujevcit do të përfundojnë këtë vit.
 
Megjithatë ka kohë që askush nuk shihet duke punuar në xhamin që e simbolizon pjesën e vjetër të Prishtinës.

“>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit