6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Haram (e ndaluar) është të i përqeshësh, të tallësh dhe të i fyesh Gurbetqarët

Më të lexuarat

Fatkeqësishtë në Kosovë ka filluar të ndjehet një budallallëk që nuk e ka shokun si shumë budallallëke te tjera, fjalën e kemi për “trendin” më të ri që disa “të qytetëruar” po gjejnë fjalët më fyese në drejtim të diasporës dhe bijve tanë jashtë kufinjëve.
Edhe pse k’ta të “qytetëruarit” nuk ia kanë idenë se pse duhet të i thon gjithë ato që po i thonë megjithatë vazhdojnë me knaqësin më të madhe me të vetmin qëllim kinse po rregullojnë diqka!!!

Por ne atyre (të qytetruarëve) u themi se jeni ju fatkeqësisht niveli më i ulët i injorantëve që kemi mbrenda Kosovës.
Por çka nuk dinë këta injorantë për Gurbetqarët tanë :
Ata (“të qytetëruarit”) nuk e dinë se këta gurbetqarë kanë emigruar larg familjeve të tyre për të i mbajtur gjallë baballarët dhe nënat e tyre, motrat dhe vëllëzërit e tyre, madje kanë mbajtur gjallë edhe familje tjera skamnore duke ua siguruar ushqimin për qdo muaj, dhe gjithë këtë e kanë bërë duke u mallëngjyer të vetëm pa bashkëshorte dhe pa femijët e vet me vite të tëra thjeshtë janë bërë “Kurban” të familjes dhe atdheut.

 

Ata (“Të qytetëruarit”) nuk e dinë se këta gurbetqarë nga goja e tyre dhe nga puna e tyre kanë mbajtur gjallë mbrenda Kosovës Politikën, Arsimin, Kulturën, dhe shumë aktivitete tjera te rendësishme për mbijetesën e këti populli, e kam fjalën për 3% që gjatë viteve tē 90 ka qenë e vetmja ndihmë që na ka dhënë shpresë për të menduar më të mirën.
Ata (“Të qytetëruarit”) nuk e dinë se formimi i UCK nuk do të kishte sukses pa ndihmën e jashtëzakonshme që dhanë bijtë dhe bijat e kti vendi që janë jashtë kufijve, vetëm ta kujtojmë fondin “VENDLINDJA THERRET”.
Ata (“Të qytetëruarit”) nuk e dinë se këta gurbetqarë i lanë vendet e tyre të punës i lanë familjet e tyre në dorë te Allahut.xh.sh dhe iu bashkangjiten UCK në mënyrë masovike që nga vendet Evropiane e gjerë përtej Oqeanit, dhe po të njejtët sotë nuk kërkojnë asgjë përpos që ta shohin vendin e tyre në piedestalin e merituar.
Ata (“Të qytetëruarit”) nuk e dinë se falë gurbetqarëve ne u njohëm ne nivele ndërkombëtare vetëm le ta kujtojnë lobin e fuqishëm SHQIPTARO AMERIKAN qe edhe sote e kësaj dite bën punën më të madhe në dobi të Kosovës.
Ata (“Të qytetëruarit”) nuk e dinë se edhe sotë e kësaj dite të varfurve dhe atyre që janë në nevojë më shumë ju përgjigjen gurbetqarët se vet institucionet shtetërore.
Ata (“Të qytetëruarit”) nuk e dinë që edhe përkundër qe ne nuk kemi nje bregdet për pushine madje as edhe një politik siq duhet për turizëm këta gurbetqarë me fanatizëm të hollat e tyre nuk i derdhin as ne Spanjë, as ne Greqi, as në Turqi, por thjeshtë me knaqësi i hargjojnë ne Kosovë dhe këtu po flasim për shuma thuajse sa i gjith buxheti i Kosovës.
Ata (“Të qytetëruarit”) nuk e dinë se me ardhjen e gurbetqarëve vetëm gjatë Korrikut dhe Gushtit Kosova merr jashtëzakonishtë nje infuzion qē do të i shërbej gjat gjith vitit, pa shihe se sa restauranti bënë punë të madhe, shihe se si industria e ndërtimit merr hov te hatashëm, shihe se si të hyrat nga doganat ngriten në nivele te knaqëshme, shihe se si pazaret e qyteteve janë te stërmbushura, madje edhe parkingjet nuk kanë vende.
Ata (“Të qytetëruarit”) I DINE që të gjitha këto por janë idiotë të llojit te tyre, sepse jan po këta që kur kemi qenë nër okupim jan fshehur si pulat nga dhelpëra, janë po këta që kur ka shpërthyr lufta ia kanë mathur per Stankovec madje janë ankuar edhe për kushte të liga, janë po këta që pas qlirimit për një “bexh” te UNMIK-ut ia kanë lënë namit qe të jenë ma në “trendë”, janë po këta që pas luftës i nxunë dyqanet, vjedhën gjithqka, shitën gjithqka, janë po këta që me kerre zyrtarë shëtisin me familjet e veta gjith bregdetin shqiptarë, janë po këta që nuk ia ndalojnë haraqin q’do gurbetqari që dëshiron të investoj ne Kosove, janë po këta që thjeshtë janë KRIMINEL DHE INATQORRE.
Por te ndalemi pak të i pyesim se pse po ua nxejkan udhën kaq shumë gurbetqarët, a thua pse po e parkojne veturën gabim? këtë e bajnë edhe ne gurbet por eshe nëse e parkojnë gabim le të ua konfiskon policia vet e paguajne dënimin, apo ndoshta pse po flasin ne gjuhën ku po e kalojnë jetën, por ju o qyqanë mbrenda Kosovës flsini gjuhë te huaj për të u dallaur, apo ndoshta pse kanë kushte të mira dhe ju me gjithë ato punë nëpër ministri e nëpër udhëheqje të vendit spo mun i bani (ndoshta edhe duke keqperdorur pozitat e besuara), Apo ndoshta pse vërtet kanë edukat me shumë se ju dhe po e kuptoni që ju keni mbetur idiot dhe ata tashmë kanë hecur në drejtimin e duhur.!!!?
Andaj miqve të mi Gurbetqarë po u them këtë si vllau i tyre dhe hoxha i tyre qe u kam shërbyer për shumë vite : Vllëzërit e mi e gjithë kjo juve që po u ndodhë për një muaj dijeni se neve na ndodh për dymbëdhjet muaj, mos u dekurajoni sepse Kosova nuk është e tyre edhe përkundër se po e vjedhin gjithandej dhe ia kanë nxanë frymen, mos u dekurajoni sepse ju jeni djemt dhe vajzat që gjithmone i keni dalë në ballë të keqës me të mirë, mos u dekurajoni ndihmohuni nevojtarëve dhe do ta merrni shperblimin e Zotit.xh.sh dhe bekimin e atdheut tuaj, Mos u dekurajoni sepse ju na bani “shyhret” kur vini me gjithë ate optimizëm dhe dashuri për ne, JUVE ZOTI U RUAJTE E INJORANTET I UDHEZOFTE.

Pse është HARAMA( e ndaluar) të i përqeshësh, të tallësh ose të i fyesh gurbetqarët?

 

Sepse thotë Allahu.xh.sh :“O njerëz, Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju ndamë në popuj e fise që të njiheni. Më i devotshëm tek Allahu është ai i cili Atij i frikësohet më së shumti…” (Huxhuratë, 13)
“Mjerë për secilin që ofendon (njerëzit)…” (Humeze; 1)
“O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.”(Huxhurat:11)
Thoshte Muhamedi a.s.:
“Allahu nuk shikon format e trupit dhe pasuritë e juaja, por shikon zemrat dhe veprat tuaja.” (Muslimi).

PO K’TA “TE QYTETERUARIT” QE TALLEN , FYEJNE, PERQESHIN, POPULLIN E VET SI DO TE JETE PUNA E TYRE ???? Enes Limani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit