10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Haradinaj porositi sulmin në Kumanovë, Rama e miratoi”

Më të lexuarat

Mediat dhe politikanët në Serbi po nxisin frikën e luftës. Thuhet se ka plane në rajon për një Shqipëri të Madhe
Nga Thomas Roser, Stuttgarter Zeitung
 
Tymi i betejës në Kumanovë nuk ishte shuar akoma, kur gazetat serbe nisën të pikturojnë një luftë në mur.
 
“Shqipëria e Madhe po troket në derë,” hapej gazeta “Blic”.
 
“Lufta për Shqipërinë e Madhe ka nisur”, shkruante “Alo!”, e cila pretendon se sulmi në Kumanovë është “porositur” nga ish- kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj dhe është “miratuar” nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
 
Aktualisht njësitë speciale serbe po patrullojnë në rajonin kufitar me Maqedoninë dhe Kosovën.
 
“Ne jemi të gatshëm për luftë”, tha ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç.
 
Edhe pse nuk ka prova për ta mbështetur, opozita maqedonase pretendon se gjakderdhja në Kumanovë ishte e inskenuar, për të shkëputur vëmendjen nga skandali i përgjimeve.
 
Por edhe pse shqiptarët e Maqedonisë nuk po tregojnë një simpati në rritje për luftëtarët misteriozë- madje vetë BE flet për incident të izoluar, Serbia e sheh veten të rrezikuar.
 
“Lufta kërcënon edhe Serbinë”, shkruan “Kurir”.
 
Sa herë që në rajon ndodhi diçka dhe shqiptarët janë të përfshirë, telefoni më bie vazhdimisht, thotë Idro Seferi, korrespondenti i televizionit Top Channel në Beograd.
 
“Kolegët serbë më kërkojnë citate apo kontakte me nacionalistët shqiptarë për të krijuar një atmosferë patriotike, në mënyrë që lexuesit e tyre të ndjehen të kërcënuar”.
 
Edhe konflikti në Kumanovë i ka shërbyer mediave serbe për të treguar se shqiptarët janë edhe “terroristë”.
 
“Prej 20 vitesh, shqiptarët demonizohen në Serbi. Shumë media duket se besojnë propagandën e tyre”.
 
Politikanët ushqejnë tensionet, thotë një analist.
 
Edhe politikanët e qeverisë serbe u janë kthyer teorive konspirative. Konflikti reflekton një konfrontim gjeopolitik mes Rusisë dhe Amerikës, thotë Milovan Drecun, deputet i partisë në pushtet.
 
Perëndimi po i përdor këto tensione për të rrëzuar Gruevskin “pro-rus”.
 
“Vendimi për ndarjen e Maqedonisë është marrë. Ky është një hap drejt Shqipërisë së Madhe”.
 
Analisti Nikola Samarxhiç mendon se në Serbi dhe në vendet e tjera fqinje, shumica e mediave instrumentalizohen nga politika.
 
“Politikanët këtu kanë tendencën për të zmadhuar tensionet etnike dhe paragjykimet, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen nga problemet reale”. /MAPO.AL/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit