1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Haradinaj mysafir në familjen serbe, pritet me raki, kurse Myslimanët i provokon çdo muaj!

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qëndruar mysafir sot në një familje serbe në Plemetin të Obiliqit.

Haradinaj, në familjen e Slavisha Jakovljeviq ka qëndruar, si mesazh i sigurisë për komunitetin serb që do t’u qëndroj gjithmonë afër komuniteteve, përfshi edhe atë serb.

Haradinaj shihet brenda shtëpisë së Jakovljeviq duke pirë së bashku me të dhe me anëtëarët e familjes.

Njoftimi i plotë:

Sot isha mysafir në familjen e Slavisa Jakovljeviq në Plemetin të Obiliqit, të cilën e sigurova se komunitetit serb do t’u qëndrojmë afër gjithmonë dhe do të kujdesemi për mirëqenien e tyre.

Mora konfirmimin nga ta se përkushtimi ynë institucional ka pasur ndikim drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së gjithsecilit dhe se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët!

Masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit, nuk do të prekin asnjërin komunitet në vend, për më tepër janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtës sonë, për një jetë më të mirë.

Sot patëm rastin që bashkë me komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet e tjera në Obiliq të nisim edhe një projekt me rëndësi infrastrukturor, asfaltimin e rrugës Sitnica.

Ky përkushtim institucional nuk është vetëm sot dhe vetëm në këtë Komunë. Puna dhe përkushtimi ynë do të vazhdojë në secilën pjesë të Kosovës dhe për secilin qytetar të saj, pa dallim etnie dhe pa dallim feje.

Sepse, Kosova e ka dëshmuar bashkëjetesën në multietnicitet! RH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit