12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Haradinaj: Kufiri në Zhlep, ose demarkacioni nuk kalon

Më të lexuarat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, duke folur për rezultatet e ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës në demarkimin me Malin e Zi, vuri në pikëpyetje se ku ishin në atë kohë kur u bë demarkacioni me Maqedoninë e që tani po deklarojnë se ka ka humbje territoresh në këtë pjesë e jo me Malin e Zi.

“Këta që vet po ankohen që po mungon pjesa me Maqedoninë ku ishin në atë kohë, çka kanë bo”, tha Haradinaj për RTV 21 në emisionin Argument Plus.

Deputeti Haradinaj tha se shpreson që fjala e tij të dëgjohet edhe nga organet e hetuesisë se kompania e Tomor Qelës e ka asistu komisionin e fundit qeveritar për matjen e territorit. Por, sipas tij “Këto lodra populli nuk do t’i han”.

Sipas Daut Haradinajt, tani deputetët e kanë rolin kryesor, dhe thotë se qeveritarët e kanë krye punën e tyre.

“Kulla është kufini Zhlepi është kufini çdo version tjetër është i papranueshëm dhe do të kundërshtohet në të gjitha format e mundshme. Natyrisht që do të ketë protesta, do të ketë kundërshtime në Kuvend. Nuk e mohojmë edhe mundësinë e hedhjes së gazit”, tha Haradinaj.

Dëshmia më e mirë që nuk është bërë matja e territorit ashtu siç duhet sipas tij është gjetjet se Kosova po rritet e Mali i Zi nuk po zvogëlohet. Ai deklaroi se zgjidhje më e mirë është të shkohet në arbitrazh.

Ai tregon se po shantazhohen deputetët për të kaluar ky demarkacion, mirëpo sipas tij ka deputetë kredibil që e kanë kundërshtuar që 18 muaj dhe do të vazhdojnë ta kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi.
“Ma shumë janë kundër se sa për, kur do që vjen në kuvend do të rrëzohet”, tha Daut Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se demarkacioni nuk është kusht për liberalizimin e vizave.

“Jam shumë i sigurt që me këta njerëz nuk ka liberalizim vizash, ju siguroj që demarkacioni nuk është kusht substancial për liberalizim të vizave”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit