10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haradinaj i ftuar në Amerikë me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar, në vendin ku Don Kçira shërbeu për shumë vite

Më të lexuarat

Anton Kçira, njeriu që dikur kishte bërë thirrje për vrasjen e 1 milion e 900 mijë “qenve” (lexo: njerëz) shqiptarëve të Kosovës, dikur u prit shumë ngrohtësisht nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot kryeministër i Kosovës. Por kjo ishte vetëm një kthim nderi për mikun që e ndihmoi në kohë të vështira, atëbotë kur Haga e mbante të burgosur Haradinajn, Don Kçira së bashku me lobin katolik kishin lobuar për çështjen e Haradinajt tek disa senatorë.
Kjo normalisht ishte kthyer me pushtet të këtij lobi katolik në Kosovë, ku sipas një shkrimi thuhet: “ Kisha Katolike në Kosovë u bë gjithnjë më e njohur dhe e pranishme në hapësirat kosovare, sidomos përmes Caritasit. Po kështu Ipeshkvi ynë, ishte gjithnjë në kërkim të mundësive të reja për përfshirjen e kishës katolike në çështjet shoqërore, kulturore dhe arsimore.”

Por ky kthim nderesh po vazhdon akoma, në kohën kur SHBA-të i kishin refuzuar vizën Hardinajt, lobi katolik përmes Komuniteti Katolik Shqiptar, Kisha “Shën Pali” që gjendet qytetin Rochecter Hills në afërsi të Detroitit e ka ftuar atë për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.
Kryengritja e Malësisë ishte një kryengritje kundër xhonturqve që u bë në vitin 1911 dhe sigurisht kjo ngjarje festohet me kaq ngulm për çdo vit nga katolikët shqiptar, ngase këtë ngjarje e përshkruajnë si ngjarjet që ndikoi në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë që udhëhiqej nga prijës katolik. Ata nuk festojnë Lidhjen e Prizrenit apo Lidhjen e Pejës, që ishin lëvizje të bërë nga muslimanët shqiptar që vunë themelet e ndërgjegjes kombëtare dhe bazat e kombit shqiptar.

Kjo Kishë e shqiptarëve katolik përndryshe ka bustin e dy figurave katolike në oborrin e saj: Skënderbeut dhe Nënën Terezë. Kjo për të treguar se tek këta është më me rëndësi feja, e pastaj shohim kombin, se nëse do të ishte ndryshe së paku do të kishte ndonjë figure heroike muslimane aty si p.sh Adem Jashari.

Ajo që vlen të theksohet mbi këtë kishë është se edhe muslimanët shqiptar që jetojnë në atë vend kanë dhuruar para për ndërtimin e kësaj kishës. Përndryshe sipas disa “thashethemeve” që qarkullojnë, ka zëra se Haradinaj ka kohë që është konvertuar në katolik dhe po i shërben shumë mirë lobit katolik përmes buxhetit të Kosovës, ku një numër i madh i parave shkon për shkollat dhe aktivitet e lobit katolik./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit