8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Haradinaj distancohet nga deklarata e Dedajt, i tregon se kush vendos për politikën e jashtme

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës ka thënë se deklarata e zv.ministrit të Jashtëm, Gjergj Dedaj se Kosova nuk duhet të anëtarësohet në asnjë organizatë të shteteve islamike, nuk paraqet qëndrimin e shtetit.

Haradianj i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, ka thënë se ato janë mendime personale të Dedajt.

Megjithatë, Haradinaj i ka kujtuar Dedajt se politiken e Jashtme e bënë, presidenti, ministri i Jashtëm dhe kryeministri.

“Ai është mendim i tij dhe se nuk ka ndonjë vendim të institucioneve të vendit. Para Dedaj politike e Jashtme e cakton Presidenti Ministri i Jashtëm e Kryeministri”, është shprehur Haradinaj.

Gjergj Dedaj kishte dalë kundër një deklarate që kishte bërë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.Dedaj kishte thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë dhe të tjera të shteteve islame, është i rrezikshëm për perspektiven euroatlantike të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit