8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Haradinaj: Akti terrorist në Zelandë të Re, cënon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit i cili ndodhi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbetën të vrarë mbi 49 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Haradinaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka shkruar se ky akt cenon vlerat e një vendi të lirë.

Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave duke thënë se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale.

“Akti terrorist në Zelandë të Re, ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve. Në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh dhimbjen për viktimat njerëzore të kësaj ngjarje të rëndë. Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re. Terrorizmi, pa marrë parasysh nga kush vjen, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit