11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Hapja e negociatave, qeveria e Holandës “vulos” vendimin për Shqipërinë. Çfarë deklaroi kryediplomati holandez në komisionin e Jashtëm

Më të lexuarat

Ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se qeveria holandeze konsideron se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë.

Këtë deklaratë ai ka bërë në komisionin parlamentar për çështjet evropiane të Parlamentit holandez, i pyetur nga deputetë, nëse duheshin hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë ose jo.

Blok nuk e ka shtjelluar përgjigjen e tij, duke lenë të paqartë nëse Holanda do të vendosë veton për Shqipërinë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në 15 tetor apo samitin e liderëve evropianë në 18 tetor.

Por ai ka bërë të kuptohet se qëndrimi i qeverisë holandeze mbetet i pandryshuar. Qeveria holandeze ka konfirmuar kështu mbajtjen në fuqi të mocionit të Parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të aprovuar në Qershor të këtij viti./abcnews/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit