10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Hapet Panairi i muslimanëve në Bruksel

Më të lexuarat

Në Bruksel është organizuar Panairi i katërt i muslimanëve në të cilin prezantohen disa aspekte të Islamit me qëllim të vendosjes së dialogut mes kulturave të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Panairin, i cili do të jetë i hapur deri të hënën, marrin pjesë 100 kompani, ndërsa prodhuesit do të ekspozojnë prodhime të veshmbathjeve, stolive, shtëpi botuese, agjenci turistike, etj.

Kerim Ouchek, i cili është njëri nga organizatorët e Panairit, tha se edhe këtë vit, sikur edhe vitin e kaluar, pret 20.000 vizitorë. Në kuadër të Panairit do të organizohen edhe panele të ndryshme.

Sivjet stendë të vet në Panairin ka edhe organizata humanitare “Islamic Relief” e cila në mënyrë demonstrative ngriti tendën për të treguar problemet e refugjatëve sirianë dhe jetën e tyre në kushtet e vështira.

“Vizitorëve duam t’u tregojmë se në çfarë mënyre jetojnë refugjatët sirianë. Kemi vendosur tendë në të cilën në një dhomë gjenden kuzhina, banjoja dhe hapësira për fjetje”, tha vullnetarja e organizatës, Leyla Karaca.

Stendë e posaçme është vendosur edhe për prodhimet palestineze, mes të cilave gjendet edhe vaji i ullirit dhe sapuni. Përmes blerjes së prodhimeve bëhet mbledhja e parave, të cilat do t’u dorëzohen persona në nevojë.
(AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit