20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Hapat si të lajmë një mace!

Më të lexuarat

Të gjithë e dimë se maceve nuk u pëlqen të lahen. Gjithsesi sado shqetësuese mund të jetë ideja e larjes së maceve ka disa mënyra që mund ta bëjnë këtë eksperiencë më të lehtë.

Koha për t’u larë

Macet zakonisht nuk kanë nevojë për t’u larë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të lahen asnjëherë! Mund të ndodhë që macja juaj të bëhet shumë pis apo edhe të ketë patur kontakt me substanca toksike, ndaj lind nevoja që ajo të lahet.

* Bli një shampon vetëm për macet. Sigurohuni që shamponi të jetë e butë dhe pa kimikate të rrezikshme. Mos përdorni kurrë shampon për njerëzit pasi nuk është e përshtatshme për qimen dhe lëkurën e maceve për shkak të ndryshimit të nivelit të pH-së.

* Vendosni pambuk në veshët e tyre sepse uji është shumë i dëmshëm për to!

* Përdorni një kovë të madhe plastike ose një vaskë të veshur me një material ku nuk rrëshqet. Mbusheni vaskën me aq ujë sa nevojitet për të larë macen.

* Nëse macet kanë frikë nga larja, ato mund të gërricin apo kafshojnë. Kafshimi i maceve është i njohur për infeksionet që mund të shkaktojë, kështu që kërkoni ndihmë mjekësore nëse ju kanë kafshuar.

* Dhurojini maces tuaj përkëdhelje dhe siguri. Ushqimi mund të jetë një mënyrë e mirë për t’i tërhequr vëmendjen.

* Aplikoni sasi të vogël shamponi dhe shkumëzojeni drejt bishtit, pa harruar pjesën e poshtme dhe qafën.

* Tregoni kujdes që mos të fusni shampon në sytë e maces. Lajeni me ujë të ngrohtë e të pastër, duke shmangur zonën e syve dhe atë të veshëve.

* Pasi e keni larë me shampon dhe më pas e keni shpëlarë, macja juaj do të dojë të shkundet që të heqë sasinë e tepërt te ujit.

* Fshijeni macen tuaj nga koka deri tek putrat me një peshqir dhe hiqeni nga vaska.

* Nëse keni më shumë se një mace, ky mund të jetë momenti kur mund të lindin konflikte. Ndajini macet e lara derisa ato të jenë qetësuar, pastaj fshijini me të njëjtin peshqir që të shpërndash aromën.

* Thajeni macen tuaj në një dhomë të ngrohtë dhe mos e lejoni atë të dalë jashtë derisa të jetë tharë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit