9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Hapa të reja për parandalimin e ndryshimeve në tregun valutor”

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Erdoğan deklaroi se Turqia ka ndërmarrë, ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa të tjera për të ndaluar ndryshimet në tregun e këmbimit valutor

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se Turqia ka ndërmarrë, ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa të tjera për të ndaluar ndryshimet në tregun e këmbimit valutor, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim të Konfederatës së Tregtarëve dhe Zejtarëve Turq (TESK) në Ankara, Erdoğan tha se kur vërehen ngjarjet me të cilat janë përballur kohët e fundit, sulmet e fshehura, të hapura ndaj Turqisë nuk kanë asnjë lidhje me mangësitë në demokraci dhe me problemet në kuadër të ekonomisë së tregut të lirë.

Pasi ka shpejguar se një nga përcaktuesit më të mëdhenj të këtij procesi janë ndryshimi i trendeve ekonomike në botë, Erdoğan tha se paratë që qarkullojnë në investimet e fushave financiare dhe të prodhimit global që prej disa kohësh kanë nisur të mblidhen në qendra të caktuara.

Ai tha se vendi po lufton kundër të gjitha çështjeve që prekin ekonominë turke pa dalë jashtë kufijve të sistemit të tregut të lirë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa vende të tjera që kanë hasur në probleme të ngjashme i kanë zgjidhur ato probleme në një mënyrë që nuk përputhet me përcaktimin e një ekonomie të tregut të lirë”, tha Erdoğan duke shtuar se “Ne nuk përdorëm mënyra të tilla në të kaluarën dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”.

– Normat e interesit

Presidenti Erdoğan gjithashtu vuri në dukje se mendimet e tij mbi normat e interesit mbeten të pandryshuara dhe se Banka Qendrore është e pavarur në vendimet që ajo merr. “Pavarësisht kësaj janë bankat në sektorin privat të cilat veprojnë sipas vendimeve të njoftuara nga Banka Qendrore. Këto banka siç e shihni sipas këtyre vendimeve zbatojnë normat e interesit që arrijnë deri në 50 për qind. Parashtroj pyetjen, tregtarët, investitorët tanë në sektorin real ku do t’i bëjnë investimet e tyre? Ose a janë në gjendje të fillojnë një investim të ri apo të zhvillojnë atë aktual? Pra, jemi përballë një situatë ku aplikohen norma interesi me 50 për qind ku ky nuk është një fitim normal”, tha Erdoğan.

Sipas tij, “norma e interesit është arsyeja kur inflacioni është rezultati”. Më tej presidenti Erdoğan shtoi se Turqia kurrë nuk mund të jetë pjesë e mjetit të shfrytëzimit të quajtur “interes” ose të kontribuojë në të.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit