10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hap dyert në Katar stadiumi me ajër të kondicionuar: Khalifa International (foto)

Më të lexuarat

Me finalen në Doha të Kupës së Emirit është përuruar dhe përfundimi i punimeve për përtëritjen e plotë të stadiumit Khalifa International.

Nga pjesëmarrësit në finalen mes dy ekipeve të Katarit, Al Sadd dhe Al Rayyan, ishte presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Stadiumin do ta inauguronte zyrtarisht shtetari numër një i Katarit, Emir Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, që do ta deklaronte atë të gatshëm për Botërorin e 2022-shit.

Khalifa International është i pari stadium që përurohet pesë vite para turneut botëror të futbollit, e do të presë dhe kampionatin botëror të atletikës të vitit 2019.

Një terren sportiv i mrekullueshëm, ai është i tëri me ajër të kondicionuar. Në të temperatura është paraparë të qëndrojë në 26 gradë edhe nëse në mjedisin e jashtëm mund të arrijë 50 gradë gjatë verës. /tesheshi.com/    

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit