6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Halloween – festë jonjerëzore

Më të lexuarat

Pasi të përfundohet kjo festë prindërit kërkojnë këshilla për fëmijët me arsyetimin se fëmijët e tyre tani po kanë makthe natën
Lind pyetja: “Si ka mundësi që tek ne pa asnjë të drejtë, institucionet arsimore e sidomos ato parashkollore e shndërrojnë në festë këtë ditë, po ashtu duke i sugjeruar prindërit se si duhet të vishen fëmijët e tyre për këtë “festë”, si mos më keq ?!”. Por, çudia më e madhe ndodh me prindërit si ata e pranojnë këtë keq edukim të fëmijëve të tyre, sip o ju duket kjo gjë e bukur kur tek fëmijët tuaj po shikoni diçka të shëmtuar.

Në disa raste kur po flas me prindërit për këtë “mit” e pranojnë që nuk është mirë por arsyetimi i tyre është se edukatoret po I kërkojnë diçka të tillë për fëmijët e tyre, gjë që nuk është për t’u arsyetuar! Ju prindër të nderuar keni të drejtë mbi fëmijën tuaj si askush tjetër.

Ka raste kur fëmijët tuaj ndihen të frikësuar qoftë edhe atëherë kur shikojnë film në televizion dhe ju si prindër e shprehni këtë shqetësim por nga ana tjetër si lejoni t’i maskoni fëmijët tuaj dhe e bëni që ai vetë të duket i frikshëm!

Nga përvoja ime si psikologe ka raste që pasi të përfundohet kjo festë prindërit kërkojnë këshilla për fëmijët me arsyetimin se fëmijët e tyre tani po kanë makthe natën.

E ju prind që vetë i maskuat po kërkoni ndihmë?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit