13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Haliti: Prokuroria të më hetoj për akuzën e Hotit

Më të lexuarat

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar të mërkurën lidhur me akuzat e Agim Hotit, se Haliti e ka urdhëruar atë të kryej atentat ndaj ish –presidentit Ibrahim Rugova, duke e cilësuar si shpifje.

Ai i ka bërë thirrje publike Prokurorisë së shtetit që ta hetoj për akuzën e Hotit ndaj tij.
“Dëshiroj të sqaroj opinion publik se akuza që bën ndaj meje qytetari i panjohur për mua, Agim Hoti, në gazetën ‘Express’ të datës 9 maj, se gjoja unë e paskam urdhëruar atë të kryej atentat ndaj ish –presidentit Ibrahim Rugova, është një shpifje e radhës kundër meje. Agim Hotin, kurrë nuk e kam takuar, kurrë nuk kam pirë qoftë edhe një kafe me të, e as që ia kam dhënë dorën ndonjëherë. Jam i bindur se e Hoti i porositur nga dikush tjetër, duke shpifur ndaj meje, ka për qëllim që të më dëmtoj në opinion”, shprehet Haliti.
Derisa po vuan dënimin e tij në burgun e Dubravës, për një atentat tjetër, ndaj Anton Berishës, ish-shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Hoti thotë se ka vendosur t’i hedhë në shesh të gjitha ato që ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit