6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Halil Matoshi në mendime: A thu pse Shqiptarët e Maqedonisë e duan Erdoganin?!

Më të lexuarat

Analisti Halil Matoshi thotë se ai nuk e kupton se si shqiptarët e festojnë fitoren e Recep Tayyip Erdoganit.
Ai thotë se e pakuptimtë për të, është festa e shqiptarëve të Maqedonisë.

Matoshi tha se kjo ndoshta bëhet për arsye se shqiptarët e Maqedonisë duan të tregojnë muskuj përballë shtetit maqedonas, duke u rreshtuar përkrah Erdoganit.

“Për mua është ende e pakuptueshme se si shqiptarët e festojnë fitoren e Erdoganit. Nuk mund ta shpjegoj Shkupin dhe Tetovën sepse kanë më shumë qasje emotive se sa racionale. Ndoshta tentojnë të tregojnë para maqedonëve muskuj duke u rreshtuar me Erdoganin. Shqiptarët para se të rreshtohen me Erdoganin mendoj se duhet t’u konevnojë një Turqi moderne, normale dhe demokratike”, ka thënë Matoshi në emisionin “Click” të RTV21.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit