8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Halil Matoshi i del në mbrojtje hoxhës Shefqet Krasniqi

Më të lexuarat

Publicisti i njohur Halil Matoshi, ka reaguar ndaj aktakuzës së Prokurorisë së Shtetit kundër hoxhës Shefqet Krasniqit për terrorizëm.

Ai në një postim në facebook se faktet e përshkruara në aktakuzë mbi të cilat prokuroria pretendon se i njëjti ka shpërndarë mesazhe për publikun dhe interpretimit të ajeteve kur’anore jashtë kontekstit kohor, tregojnë “injorancë të thellë dhe joprofesionalizëm të prokurorëve kosovarë”.

Matoshi po ashtu ka thënë se asnjë instancë e shtetit dhe prokurorisë nuk ka të drejtë të bëjë interpretimin e ajeteve kur’anore.

Ky është reagimi i plotë i Matoshit:

Fjali ‘budallice’ ne nji aktakuze te shtetit

Nese Prokuroria e shtetit ka fakte tjera qe e ngarkojnë Shefqet Krasniqin për nxitje te terrorizmit dhe fanatizmit fetar qe përkon me nacionalizmin panarab, unë e miratoj gjykimin dhe dënimin e Tij, porse te shkruhet ne aktakuze se ai ka interpretu ajetet jashtë kontekstit kohor, asht jo vetëm nonsens por deshmon per injorance te thelle dhe joprofesionalizem i prokuroreve ne Kosove: “I pandehuri Sh.K. në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, (…) dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor …” !???
Cila instance e shtetit dhe Prokurorise i jep vetes te drejte me fole per interpretimin e Kur’anit ose me e ba interpretimin e ajeteve dhe me cfar kompetence shkecore a ditunore dhe si mund te thuhet se hoxha i ka interpretu ajetet jasht kontekstit kohor kur Kur’ani vlen si liber i shejt i fese islame si fe universale dhe e mbikohshme.
Pra nese ajetet mund te interpretoheshin vetem ne kontekst kohor atehere islami s’do te ksihte nevoje fare sot per librin e shjt!???

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit