7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Halil Kastrati vjen me një tjetër lajm të madh: Me 28 nëntor, në Prizren lëshohet reparti “spitalit ditor”

Më të lexuarat

Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka thënë se traditën e bujarisë së shqiptarëve duket se po e ndjekin edhe brezat e rinj.

Kastrati, në “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka thënë se është për t’u vlerësuar pasi shumica e donatorëve te shoqata e drejtuar nga ai janë të rinj në moshë.

“Për këto 10 vite sa ka funksionuar shoqata “Jetimat e Ballkanit”, përpos ndihmave që kanë përfituar familjet është krijuar një unitet mbarë shqiptare në këtë sofër humanitare”, tha ai.

Duke folur për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Kastrati thotë se nuk ka qenë e lehtë të fitohet besimi i njerëzve për të dhënë donacionet te ta.

Ai thotë se transparenca e çdo donacioni që japin donatorët është çelësi i suksesit të shoqatës humanitare që drejton.

Kastrati thotë se shoqata më nuk ka nevojë për të kërkuar donacione pasi donatorët u ofrohen vet atyre.

Humanisti ka thënë se në këtë 28 nëntor pos shtëpive që do të ndërtohen, do të bëhet edhe inaugurimi i repartit të spitalit ditor në Prizren.

Ai thotë se ky lloj i spitalit do të jetë i vetmi në Kosovë.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/926849714363783/

“Pacientët që deri më tani për trajtimin e kimioterapisë është dashur të udhëtojnë nga Regjioni i Prizrenit për në Prishtinë. Nga 28 nëntori nuk do të kenë nevojë pasi “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve të saj kanë ndarë gati 100 mijë euro dhe është bërë reparti i spitalit ditorë”, tha Kastrati.

Drejtori i “Jetimave të Ballkanit” ka thënë se është duke shkuar mirë shtëpia e pleqve në Therandë dhe sipas tij nga të gjitha parashikimet ajo mund të jetë e gatshme për banim në verën e vitit të ardhshëm./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit