3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Halil Kastrati thotë se ka pasur oferta nga partitë politike, por ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste

Më të lexuarat

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka thënë se ka pasur oferta nga partitë politike për të garuar për deputet në kuadër të listave të tyre zgjedhore, por që ai ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste.

Kastrati në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se do të vazhdojë angazhimin e tij në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Ai ka falënderuar subjektet politike për mundësinë e dhënë, duke shtuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë.

“Përmes këtij shkrimi dua t’u informoj se unë nuk do të jem pjesë e asnjë liste në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen këtë vit, pasi dua ta vazhdojë angazhimin tim në shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’. Njëkohësisht, dua t’i falënderoj subjektet politike për mundësinë e dhënë si dhe të sqaroj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë”, ka shkruar Kastrati.

https://www.facebook.com/halil.kastrati/posts/3502811629744231

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit