15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

HALEPI KTHEHET NË RRËNOJË PAS 3 JAVË BOMBARDIMESH

Më të lexuarat

Vazhdojnë bombardimet në Halep ku ka tre javë që përjetohen konflikte të dhunshme.

Nga zona Selahaddin ku forcat e Esadit thonë se e kanë marrë nën kontroll, të shtënat e armëve po dëgjohen më kumbueshëm.

Nëpër konfliktet e përjetuara në vend kanë humbur jetën 86 persona.

Avionët e luftës të ushtrisë siriane vazhdojnë të bombardojnë Halepin, tashmë të kthyer në një rrënojë.

Qyteti është bombarduar për ditë me radhë intensivisht, dhe nga rajonet Mejselon dhe Akstel Mesht po vijnë lajme të konflikteve të dhunshme nëpër rrugë.

Forcat e Esadit kanë hyrë në lagjen Selahaddin të Halepit, e cila është një zonë më rëndësi kyçe, por ata nuk e kanë shtënë në dorë plotësisht kontrollin.

Herë herë në këtë zonë përjetohen përleshje të dhunshme…

Ushtria e Sirisë së Lirë, pas një përleshjeje që zgjati 24 orë njoftoi se ushtria siriane ka shtënë në dorë qendrën e komunikacionit.

Nga ana tjetër edhe në kufirin Siri-Jordani janë përjetuar përleshje midis ushtarëve të të dy vendeve.

Një burim jordanez tha se nuk ka pasur humbje në radhët e ushtrisë së tyre.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit