Haki Haziri në paraburgim! Jankullovska mohon arrestime të reja

0
39

Haki Haziri, i cili tanimë 6 ditë ishte i zhdukur dhe nuk dihej asnjë gjurmë, prej mbrëmë ndodhet në paraburgim në burgun e Prilepit. Këtë e kanë konfirmuar burime brenda Gjykatës dhe vetë avokati Naser Raufi. Ai është nxjerrë para gjykatësit hetues mbrëmë rreth orës 16 dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor.

“z. Hakiun MPB e solli tek Gjykata dje ora 16 dhe e pyeta se a ka qenë i torturuar, më tha jo, disa herë insistova. Në Gjykatë policia e solli, unë atë e pashë se policia e solli në Gjykatë atë mund ta garantoj, jam i sigurt”, deklaroi Naser Raufi, avokat.
Policia nga ana tjetër përgënjeshtron këtë lajm dhe vetë ministrja Gordana Jankullovska sot deklaroi se nuk ka të arrestuar të rinj për rastin e Smillkovcit.
“Gjatë 24 orëve të kaluara ne nuk kemi realizuar arrestime të reja por gjyqi në çdo moment mund të vendosë që një pjesë të vendimeve ekzistuese ti ndryshojë, të ndërmarr veprime të reja pasi në këtë fazë në praktikë hetimin e udhëheq gjykatësi hetues. Ne veprojmë në bazë të të gjitha urdhrave dhe nëse marrim, plotësisht jemi në dispozicion të prokurorit publik dhe gjykatësit hetues”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.
Për Haki Azirin policia por edhe vetë partia shqiptare në pushtet BDI kanë pohuar se ai është lënë i lirë me 2 maj në ora 9 e 30 minuta dhe se me vetë-dëshirë nuk kthehet në shtëpi. Ja se çfarë kanë deklaruar para dy ditësh Jankullovska por edhe zëdhënësi i Partisë së Ahmetit, Bujar Osmani.
“Të gjithë personat që u arrestuan nga policia u dërguan në procedurë të mëtejmë ashtu që policia nuk ka ndaluar asnjë person”, u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.
“Fillimisht ne informacionet që i kemi është se ai nuk është në asnjë institucion shtetëror, kontakton me familjen dhe me vullnetin e tij bëhet i paditur, ata do të duhet që ju të qartësoni me familjarët e tij. Informacionet flasin se ai nuk është as në MPB dhe as në gjykatë, është i liruar, kontakton me familjen dhe me vullnetin e tij është atje”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Ka reaguar sot edhe familja e Haki Hazirit përmes një deklarate me shkrim. Në letrën e firmosur nga babi i Haki Hazirit, Safet Haziri mes tjerash thuhet: ‘Kërkojmë nga zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani që familjes sonë t’i tregoj ku gjendet djali jonë, Haki Aziri pasiqë për Alsat M ai deklaroi se Hakiu me vetëdëshirë nuk po paraqitet në shtëpi, prandaj siç shkruan mëtej në letër ai vecmë po e din se ku gjendet djali jonë. Nëse Osmani nuk përgjigjet kërkojmë nga MPB ta marrë në pyetje atë. Duke njoftuar në letër se për rastin e Haki Hazirit janë njoftuar të gjitha organet shtetërore she organizatat për të drejtat e njeriut babai i Haki Aziririt mëtej thotë:
“Nga disa zëra kemi dëgjuar se djalin tonë janë duke e mbajtur shërbimet policore dhe po tentojnë me dhunë ta detyrojnë të dëshmojë kundër 5 të akuzuarve. Po nga të njëjtat burime kemi dëgjuar se nëse arrijnë të marrin deklaratën nga djali jonë për dëshmi kundër 5 të akuzuarve, atëherë, ekziston mundësia që Haki Hazirin ta vrasin ose ta paraqesin se ka bërë vetëvrasje”, thuhet në letrën e familjes Aziri e cila përfundon me apel drejtuar faktorëve politik dhe institucioneve të Maqedonisë por edhe ambasadorëve të BE, SHBA që ti ndihmojnë që sa më shpejt të gjejnë djalin e tyre dhe të parandalohen sipas tyre skenarët e zeza për Hakiun dhe familjen e tyre./alsat/kohaislame