14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Hakerët shqiptarë rrëzuan ueb faqen e LGJ të Serbisë

Më të lexuarat

Hakerët shqiptarë janë futur sot në ueb faqen e Lidhjes së Gjimnastikës së Serbisë, kështu që vizitorët e kësaj faqe në ballinë tashti mund të shohin shqiponjën me stemën shqiptare dhe tekstin “Republic of Kosova”, njofton gazeta Blic.

Në ueb faqen e Lidhjes së Gjimnastikës (http://www.gssrb.rs/) po ashtu shkruan “Alboz haker grupi”, grup ky që sipas të gjitha gjasave e ka rrëzuar këtë faqe interneti. Pos kësaj qëndron edhe porosia “Hacked by Gjenerali”.Ndryshimi i fundit i regjistruar në këtë ueb faqe ka qenë më 26 korrik, datë kjo që sipas të gjitha gjasave është edhe dita kur në të është vendosur porosia e hakerëve shqiptarë, vazhdon Blic, e cila është përpjekur të kontaktojë edhe zyrtarët e Lidhjes Gjimnastikore, por në telefon nuk është paraqitur askush.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit