6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Hakerët kosovarë sulmojnë faqen e MPB-së në Maqedoni

Më të lexuarat

Hakerët nga Kosova, të njohur si KNS kanë sulmuar dhe kanë hakuar faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.
Faqja zyrtare e internetit deri në mbrëmje nuk ishte e kyçur dhe në ballinën e saj ishte vendosur logoja e KNS me porosinë “Ne jemi legjenda që asnjëherë nuk do të vdesim”, raporton ina.
“Mjaftë më fyerje dhe shtypje ndaj shqiptarëve, nuk ka më heshtje, ka ardhur fundi i durimit tonë, ne e duam vendin tonë. Mitrovica, Presheva, Bujanoci, Gostivari, duam kthimin e trojeve tona”, kanë porositur hakerët e KNS. MPB nuk ka dalur me ndonjë qëndrim apo reagim lidhur me këtë sulm, i cili vjen në kohën e debateve në Maqedoni lidhur me përdorimin dhe aplikimin e gjuhës shqipe nëpër faqet e internetit të institucioneve. Reagimi vjen gjithashtu pas deklaratës së ministres së brendshme, Gordana Jankullovska se nuk ka nevojë për gjuhën shqipe në faqen zyrtare të MPB-së./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit