14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Hadith sahih

Më të lexuarat

Nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “I thashë: “O i Dërguar i Allahut, Ibën Xhed’ani, sa ishte në injorancë, mbante lidhjet farefisnore, ushqente të varfrin, a thua do t’i bëjë dobi kjo atij?” Tha Pejgamberi alejhi selam: “Nuk do t’i bëjë dobi, ai asnjë ditë nuk tha “Zoti im, ma fal mua gabimin Ditën e Gjykimit!” Transmeton Muslimi, 365.

“Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!” (El-Mu’minun, 115)

Abdullah ibën Xhed’an Et-Temimij ishte prej atyre burrave që njiheshin në injorancë për fisnikërinë e tyre. Ai kishte një enë në të cilën përgatiste ushqimin, pastaj ushqente me të mysafirët. Pra, kjo ishte gjendja e tij. Një ditë, nëna e besimtarëve, Aishja, e pyeti të Dërguarin e Allahut për përfundimin e veprave të bamirësit pas vdekjes së tij. I interesonte për këtë njeri pasi e lidhte ana e farefisit me të, kurse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem iu përgjigj qartë se kjo vepër nuk do t’i bënte dobi. Pra, edhe pse jepte lëmoshë dhe ishte bamirës, i vetmi qëllim i mospranimit ishte se ai asnjë ditë nuk tha: “Zoti im, ma fal mua gabimin Ditën e Gjykimit!”

Ai nuk pranoi dhe nuk besoi se ekziston Dita e Fundit, Dita e Gjykimit, dita kur njerëzit ringjallen pas vdekjes. Kush e mohon ringjalljen, ai është jobesimtar dhe jobesimtarit Allahu nuk ia pranon veprën, mirëpo Allahu me mirësinë e Tij do ta shpërblejë në këtë dynja me veprat e mira që ai bën, duke i shtuar pasurinë, i jep pasardhës, i jep jetë të gjatë, i jep shëndet ose ia jep të gjitha këto prej Mirësisë së Tij. Allahu thotë: “Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” (El-Kehf, 49)

“Sikur çdo njeri që ka dëmtuar veten (duke mos besuar) të kishte tërë pasurinë e botës, do ta jepte atë (Ditën e Gjykimit) si dëmshpërblim (për të shpëtuar). Ata do të fshehin pendimin kur të përballen me dënimin e do të gjykohen me të drejtë dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi.” (Junus, 54)

Dobitë e këtij hadithi nga ana e akides:

• Imani (besimi) është kusht për pranimin e veprave të mira;
• Mushrikut (jobesimtarit) Allahu nuk ia fal mëkatin ditë e Gjykimit;
• Sado që bën vepra të mira, nëse është jobesimtar, nuk i bëjnë dobi ditën e Gjykimit;
• Ai që nuk e beson ringjalljen, është jobesimtar, nuk pranohet asgjë prej tij Ditën e Gjykimit.

 

“Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë. Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.” (El-Beled, 19-20)

 

Eroll Rexhepi
2.11.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit