8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Habiten të huajt: Më shumë ndihet fryma e Ramazanit sesa e zgjedhjeve

Më të lexuarat

Shumë aspekte të kësaj fushate janë prekur nga mediet e huaja këto ditë, por vëmendjen e shtypit ndërkombëtar e ka tërhequr edhe një element i veçantë: mungesa e posterave nëpër rrugë.

Si rrallëherë në kohë të tilla, tani nuk gjen më foto kandidatësh nëpër qytet.

Bulevardi kryesor i Tiranës është i mbushur vetëm me “banner”-a për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Gati-gati e ke të vështirë të thuash se në kryeqytet ka zgjedhje këtë të diel: nuk gjen shumë gjurmë fushate.

Edhe vetë tubimet elektorale nuk kanë qenë aq të zhurmshme sa më parë. Nuk pati tone agresive e as ofendime nga ato që lëshoheshin rëndom pa mëshirë mbi kundërshtarët politikë.

Në kafenetë e superpopulluara, po kështu nuk dëgjon më diskutime të përflakura mes mbështetësve të njërit apo tjetrit krah, të llojit që duken të destinuara të përfundojnë në akte dhune.

Në sytë e të huajve, e jo vetëm, kjo ka qenë një prej fushatave më të qeta të përjetuara ndonjëherë në këtë vend.

Shumica e partive politike janë mbështetur më shumë këtë herë te mediet sesa te mitingjet, e shihet me pozitivitet edhe fakti që politikanëve të punësuar në administratën publike nuk iu lejua pjesëmarrja në fushatë.

Kjo qetësi është pjesërisht një prej pasojave anësore të marrëveshjes së 18 majit, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të sponsorizuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit