15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gylenistët në Shqipëri/ Edi Rama flet për herë të parë

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si të bazuar shqetësimin e presidentit turk, Erdogan lidhur me rrjetin që tentoi përmbysjen me dhunë të pushtetit në Turqi.

Rama tha se në bisedat me Erdogan nuk ka pasur asnjë presion lidhur me shqetësimin e tij, ndërsa shtoi se biseda me presidentin turk ka qenë vëllazërore. Kreu i qeverisë theksoi ndërkohë se rrjeti i ‘gylenistëve’ meriton vëmendje shumë të veçantë.

“Unë besoj që është një rrjet që meriton një vëmendje shumë të veçantë. Ne jemi të detyruar që të bëjmë detyrën ndaj çdo rreziku që përbën kërcënim dhe këtu bëhet fjalë për një kërcënim të brendshëm.

Për sa i përket Turqisë, është partner strategjik dhe pa asnjë të fshehtë. Edhe marrëdhënia ime me presidentin Erdogan është e njohur nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe pa asnjë të fshehtë“, deklaroi Rama.

Ka kërkesë apo presion nga Turqi për të bërë të njëjtën gjë si në Kosovë me ‘gylenistët’?
Në rastin konkret, bashkëbisedimi im me presidentin Erdogan është i drejtpërdrejtë, i hapur dhe vëllazëror. Kurrë nuk ka qenë një çështje presioni shqetësimi i tij që është absolutisht, absolutisht i bazuar për këtë rrjet që kërcënoi të përmbyste me dhunë rendin Kushtetues në Turqi.

Besoni se element të tillë fshihen edhe në Shqipëri?
Unë besoj se nuk mund të mbahet një qëndrim bardhezi në kuptimin që jo s’ka. Unë besoj që është një rrjet që meriton një vëmendje shumë të veçantë. Ne jemi të detyruar që të bëjmë detyrën ndaj çdo rreziku që përbën kërcënim dhe këtu bëhet fjalë për një kërcënim të brendshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit