15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gutteres: Tu jepet nënshtetësia myslimanëve në Mianmar

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar nga qeveria e Mianmarit që tu japë nënshtetësinë mbi 1 milion myslimanë Rohingya. Myslimanët Rohingya konsiderohet emigrantë ilegalë nga qeveria e Mianmarit.

Antonio Gutters, sekretari i përgjithshëm i OKB ka thënë se është e nevojshme që myslimanëve në provincën Rakhin tu jepet nënshtetësia me qëllim që edhe ata të jetojnë normalisht sipas ligjit. Sekretari i përgjithshëm i OKB vuri në dukje se qeveria e Mianmarit duhet të krijojë kushte normale jetesë për myslimanët Rohingya dhe shtoi se ky vend duhet të lejojë pakicën myslimane të ketë akses të lirë në sistemin arsimor dhe tregtar të vendit. Antonio Gutters paralajmëroi se myslimanët Rohingya po përballen me spastrim etnik në Mianmar dhe nga ky vend kërkoi t’i japë fund dhunës që destabilizon rajon. Ai ndër të tjera tha se myslimanët kanë ikur nga Mianmari për në Bangladesh dhe disa prej tyre kanë humbur jetën, fakt ky tepër tronditës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit