14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Guterres: Dua të shoh edhe shtetin e Palestinës edhe atë të Izraelit

Më të lexuarat

Kreu i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme e mundshme për çështen palestinezo-izraelite si dhe për vendosjen e paqes në mbarë rajonin

 

WASHINGTON (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme e mundshme për çështen palestinezo-izraelite si dhe për vendosjen e paqes në mbarë rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është mënyra e vetme për vendosjen e paqes, stabilitetit, prosperitetit dhe zhvillimit rajonal”, tha Guterres në takim me Komitetin e të Drejtave Palestineze, të mbajtur në selinë e OKB-së në New York.

Ai vlerësoi Komitetin, për siç tha, përpjekjeve të ndërmarra për të ndihmuar palestinezët që të gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore.

“Gjithmonë kam thënë se do të doja të shihja shtetin e Palestinës dhe shtetin e Izraelit, të dyja me Kudsin si kryeqytet”, tha Guterres.

Ai paralajmëroi si shumë negative tendencat në terren, që mund të çonin në një situatë ku do të ekzistonte vetëm një shtet.

Poashtu theksoi se një shtet i tillë do të ishte në kundërshtim me aspiratat legjitime kombëtare, historike dhe demokratike të izraelitëve dhe palestinezëve.

Në fund, ai vuri në dukje se ndërtimet dhe zgjerimet e vendbanimeve hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor në Kudsin Lindor janë të paligjshme sipas rezolutave ekzistuese të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Ai gjithashtu vuri në dukje se veprimet e tilla janë pengesa më e madhe për paqen në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit