15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gurët në veshka, ja edhe disa trika të rëndësishëm

Më të lexuarat

Gurët në veshka janë masa të forta kristali me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm deri në 12 mm.

Si formohen ato?

Gurët në veshka formojnë substanca të caktuara në urinën e një personi që bëhen shumë të përqendruara. Kjo rezulton në mineralet dhe në substancat e tjera në urinën e tyre duke u kristalizuar mbi sipërfaqet e brendshme të veshkave. Kristalet mund të kombinohen për të formuar gurë të fortë. Normalisht, urina përmban substanca kimike që pengojnë formimin e kristale-ve.

Simptomat e gurëve në veshka

Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos dini që i keni ato. Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël të veshkave kalojnë nëpërmjet ureter-it (tubat që lidhin veshkat me fshikëzën) në fshikëz pa shkaktuar probleme. Megjithatë, nëse ju kaloni një gur të madh veshkash, ju do të viheni në dijeni për këtë, pasi ju do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese.

Simptoma të tjera të gurëve në veshka janë:

-Gjak në urinë;

-Përzierje dhe të vjella;

-Një nevojë urgjente për të shkuar për të urinuar;

-Të ngjethura dhe ethe; dhe

-Kalimi i gurëve të vegjël në urinë.

Kur guri fillon të lëvizë në traktin urinar, personi do të përjetojë “kolikë renale”, që është një dhimbje e vazhdueshme në shpinë, nën brinjët. Dhimbja zakonisht shkon deri poshtë nën ije – dhe në testikujt e meshkujve.

Faktorët rrezikues

Meshkujt kanë tendencë që të marrin gurët në veshka 3 herë më shpesh sesa gratë. Incidenca për të paturit e gurëve në veshka është midis moshës 20 deri 40 vjeçare, por njerëzit e çdo moshe mund të ndikohen.

Në mënyrë që të parandaloni gurët në veshka ju duhet të pini shumë ujë. Njerëzit të cilët më përpara kanë patur gurë në veshka duhet të pinë 3 litra ujë në ditë. Disa lloje të gurëve në veshka mund të parandalohen me shmangien e disa ushqimeve të caktuara.

2. Gurët e veshkave mund të mos shkaktojnë dhimbje kur ndodhen në veshka. Por, nëse dalin nga veshkat dhe futen në kanalin urinar mund të shkaktojnë dhimbje tepër të forta. Simptomat e gurëve të veshkave që lëvizin janë: dhimbje të fortë shpuese në pjesën e prapme, në bark, ije, mund të shkaktojë dhe gjak në urinë. Nëse ka infeksion lidhur me traktin urinar, atëherë mund të kemi ethe dhe rritje të temperaturës në trup.

3. Shumica e gurëve në veshka në mënyrë spontane shkarkohen në kanalin urinar në 48 orët e para, pas fillimit të sulmit në veshka. Medikamentet për dhimbje mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Disa faktorë mund të ndikojnë në shkarkimin e gurëve të veshkave nga kanali urinar. Këtu përfshihet madhësia dhe struktura fizike e pacientit, shkarkimet e mëparshme spontane të gurit të veshkave, zmadhimi i prostatës, shtatzënia, etj.

4. Madhësia e gurit ka rëndësi të madhe. Guri me madhësi 4mm ka 80% mundësi të shkarkohet në mënyrë spontane, ndërsa guri me madhësi 5mm ka 20% . guri më i madh se 9-10mm shumë rrallë ndodh që të shkarkohet në mënyrë spontane, për këtë arsye kërkon të kryhet ndonjë lloj trajtimi.

5. Shkaku më i zakonshëm i gurit të veshkave është marrja e pamjaftueshme e lëngjeve. Rekomandohet marrja e mjaftueshme e lëngjeve në mënyrë që urina të ketë një ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe sa më e holluar. Çdo ditë duhet të pini të paktën 8-10 gota ujë dhe të urinoni më shpesh.

6. Për gurët të cilët nuk shkarkohen në mënyrë spontane nga trakti urinar, përdoret mënyra tjetër e quajtur litotripsi (thyerja e gurit). Gjatë kryerjes së kësaj procedure, përdoren valët e shokut që të thyhet guri në copëza të imëta të cilat më pas do të shkarkohen në mënyrë spontane në traktin urinar. Ekzistojnë dhe teknika kirurgjikale për mënjanimin e gurit nga veshka dhe trakti urinar (nefrolitotomi perkutane ose ureterorenoskopija ose kirurgji të hapur).

 

Trajtimi

Disa gurë mund të kalojnë në mënyrë natyrale në traktin urinar nëse personi pi shumë ujë. Përdorimi i ilaçeve mjekësore përfshijnë stentet (aparati i futur në traktin urinar për të hapur ureterin për heqjen më të lehtë të gurëve), dhe fragmentim-i gurëve duke përdorur lazerin. ESËL (extracorporeal shockëave lithotripsy) është metoda e jashtme e copëtimit të gurëve me ultratinguj, e cila godet gurët, në mënyrë që të kalojnë më pas në përmasa të vogla nëpërmjet urinës.

Disa gurë mund të hiqen direkt nga ureteri, një instrument i hollë i futur në ureter nëpërmjet fshikëzës. Më pak se një në njëqind njerëz me gurë në veshka do t’ju duhet të bëjnë operacion.

Qershitë largojnë gurët në veshka

Qershitë janë të shijshme, sidomos në verë, por ato përdoren për të kuruar mëlçinë, pastrojnë gjakun dhe luftojnë aneminë. Veç të tjerash konsumimi i tyre rekomandohet për të gjithë ata që kanë probleme me tretjen. Ky lloj fruti përmban acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Me bishtat e frutave mjekët popullorë kanë luftuar me sukses gurët dhe rërën e veshkave. Qershitë kuron mëlçinë, pastron gjakun, lufton aneminë dhe tretet shpejt nga stomaku.

Ja disa këshilla

– Kufizoni përdorimin e sheqerit dhe kripës.

– Më shumë fibra në dietën tuaj.

– Pakësoni yndyrnat

– Konsumoni më shumë arra dhe bajame.

– Përdorni ushqime të lehta: supë me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.

– Lëvizni sa më shumë të mundeni.

– Një herë në tre muaj bëni ECHO.

– Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe Ph.

– Bëni banja me ujë të ngrohtë.

– Mos pini alkool dhe duhan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit