7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Gülen duhet të paguajë për ato që ka bërë”

Më të lexuarat

“Fethullah Gülen duhet të shkojë në vendin e tij për të paguar për atë që ka bërë dhe të japë llogari para drejtësisë ashtu siç e meriton”, përmbyll artikullin e tij Abraham Wagner

ANKARA (AA) – Prof. Abraham Wagner, pjesë e stafit akademik të Universitetit Columbia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka theksuar se kreu i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, duhet të paguajë çmimin e gjërave që ia ka bërë Turqisë dhe të japë llogari para drejtësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Wagner, i cili ushtron detyrën në Qendrën e Hulumtimeve për Terrorizmin në Fakultetin e Drejtësisë pranë Unversitetit Columbia, ka shkruar një artikull për Washington Times me titullin “Fetullah Gülen, musliman i devotshëm, apo islamist radikal?”.

Wagner është shprehur se kreu i FETO-s është kthyer në temë lajmesh pas krizës së vizave midis Turqisë dhe SHBA-ve, duke shtuar se media amerikane ka anashkaluar thelbin e çështjes, “të kaluarën korruptive dhe radikale të Gülenit”.

Sipas tij, regjistri i kreut të FETO-s kërkon shqyrtim më të madh dhe nuk duhet të mbetet në hijen e krizës diplomatike. Wagner ka shkruar se postat elektronike të Departamentit Amerikan të Shtetit të SHBA, të zbuluara nga WikiLeaks, zbulojnë se Gülen ndiqet që nga viti 2003 dhe përshkruhet si “një radikal islamik, mesazhet e moderuara të të cilit përmbajnë një axhendë më djallëzore dhe radikale”.

Ai rikujton se Gülen ka marrë qindra miliona dollarë amerikanë të taksapaguesve për të financuar rrjetin e tij të gjerë të shkollave çarter, të cilat kanë qenë nën hetime të nivelit shtetëror dhe federal për aktivitete të dyshuara dhe të rënda financiare në Teksas, Luiziana, Illinois, Ohio dhe gjetiu.

Sipas Wagner, edhe planprogrami mësimor dhe administrimi i shkollave të Gülenit janë gjithashtu të dyshuar. Ai thotë se kryesisht djem të rinj, pa aftësi në gjuhën angleze ose mësimdhënie kanë ardhur nga Turqia për të punuar si mësimdhënës në këto shkolla, duke shtuar se gjithashtu ekzistojnë pohime se fëmijëve në këto shkolla u mësohet fshehtësisht botëkuptimi i Gülenit.

Wagner rikujton ka ofruar prova të shëndosha se Güleni ka planifikuar tentativën për grusht shteti më 15 korrik, duke kërkuar ekstradimin e tij.

Në artikullin e tij, ai citon edhe ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare dhe gjeneralin e pensionuar Michael Flynn lidhur me Gülenin:

“Sipas profesionistëve në agjencinë e inteligjencës, në të gjitha deklaratat Gülenit ka vulë të terrorit. Rrjeti i gjerë global i Gülenit ka të gjitha shenjat e duhura për t’u përshtatur me përshkrimin e një rrjeti terrorist të rrezikshëm. Nga pikëpamja e Turqisë, Washingtoni po strehon Osama bin Ladenin e Turqisë”.

Wagner ka theksuar se vlerësimi i Flynnit për Gülenin duhet të merret me seriozitet. Ai thotë se Güleni është duke jetuar i lirë në Pensilvani në një shtëpi të rrethuar me siguri dhe se ende nuk është ekstraduar, edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme të Turqisë.

Ai po ashtu thotë se qeveria e presidentit Donald Trump, FBI dhe njësitë e tjera të sigurisë duhet të marrin me seriozitet provat e Turqisë për këtë “tradhtar”.

“Çështja e ekstradimit të Gülenit duhet të vlerësohet duke marrë në konsideratë se Turqia është një mik dhe aleat i domosdoshëm i SHBA-ve dhe anëtari i NATO-s në një rajon shumë të ndjeshëm të botës. Fethullah Gülen duhet të shkojë në vendin e tij për të paguar për atë që ka bërë dhe të japë llogari para drejtësisë ashtu siç e meriton”, përmbyll artikullin e tij Abraham Wagner.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit