7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gul: Janë hequr të gjitha pengesat, nga SHBA-të presim ekstradimin e Gylenit

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Ministri i Drejtësisë i Republikës së Turqisë, Abdulhamit Gul, deklaroi sot se Turqia i dërgoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe se tani nuk ka kurrfarë pengesash për ekstradimin në Turqi të udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, raporton Anadolu Agency (AA).

“Janë kryer të gjitha detyrimet në kuadër të marrëveshjes së ekstradimit, ashtu që momentalisht nuk ekziston kurrfarë pengesa për ekstradimin e Gylenit. Të gjitha dëshmitë u janë përcjellë institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo që i përshtatet një shteti ligjor, konkretisht shtetit që e thekson se në qendër vendos demokracinë, është të bëjë gjithçka është e domosdoshme. Ne nga SHBA-të dëshirojmë të ekstradojë udhëheqësin e organizatës terroriste, i cili ishte shkaku i humbjes së 250 jetëve në Turqi, që është e argumentuar edhe me vendime gjyqësore’, theksoi Gul.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit