7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Guatemalë, 99 të vdekur nga shpërthimet e vullkanit Fuego

Më të lexuarat

Është rritur në 99 numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimeve të vullkanit Fuego në Guatemalë.

Instituti Nacional i Mjekësisë Ligjore njoftoi në një deklaratë se deri më tani janë gjetur 99 kufoma, kurse mbi 150 persona ende janë të zhdukur.

Në deklaratë thuhet se aktivitetet e kërkim-shpëtimit janë duke u penguar për shkak të shpërthimeve të reja dhe se gjasat janë shumë të vogla që personat e humbur të jenë gjallë, transmeton Anadolu Agency.

Llava e nxjerrë si pasojë e shpërthimeve të dielën në vullkanin Fuego, i cili gjendet 40 kilometra në jug të kryeqytetit Guatemala City, ka shkatërruar shtëpitë në fshatin El Rodeo. Supozohet që shumë persona kanë vdekur duke u djegur gjatë shpërthimeve.

Shumë persona të lënduar janë marrë për trajtim ndërsa mbi 3.200 njerëz janë evakuuar në zona të sigurta.

Thuhet se shpërthimet në vullkan kanë ndikuar tek gjithsej 1.7 milion njerëz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit