6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Guatemala njeh Palestinën si shtet të pavarur

Më të lexuarat

Qeveria e shtetit të Guatemalës, ka njohur shtetin e Palestinës si një shtet të pavarur dhe sovran, duke u radhitur si shteti i pestë mes vendeve të Amerikës të cilat kanë njohur Palestinën.

Në një deklaratë për shtyp, presidenca e vendit ka bërë me dije vendimin e saj, duke shtuar se kjo nuk do ti cenojë marrëdhëniet e vendit me Izraelin.
Lidhur me çështjen palestineze, pritet që kryeministri turk të zhvillojë një vizitë në Rripin e Gazës. Kjo vizitë e Erdogan në Gazza, është interpretuar si e qëlluar nga analisti britanik Xhonathan Yal. Ai është shprehur se:”Vizita e Erdogan në Gazza, është një vendim i qëlluar, sidomos pas kërkimit falje nga ana e Izraelit, dëmshpërblimi i familjeve të viktimave dhe premtimit për largimin e embargos ndaj popullatës së Gazzës.” Sipas tij, kërkimi falje i Izraelit, është një rreze shprese për gjetjen e një zgjidhje të përhershme të çështjes palestineze. /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit