10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Grupi më i rrallë i gjakut në botë, vetëm 43 persona e kanë në të gjithë botën

Më të lexuarat

Përveç tetë llojeve të zakonshme të gjakut, ekzistojnë edhe disa lloje tjera të gjakut të cilat janë tejet të rralla.

Rreth 160 nga 342 antigjenët e grupeve të gjakut janë me përhapje të madhe, që do të thotë se shumica e njerëzve i kanë në qelizat e tyre të kuqe të gjakut.

Nëse keni mungesë të një antigjeni të cilin e kanë 99 për qind e njerëzve, atëherë gjaku juaj konsiderohet i rrallë.

Tipi më i rrallë i gjakut është gjaku Rhnull. Ky gjak karakterizohet nga një mungesë totale e antigjenëve në sistemin Rh, i cili është sistemi më i madh i grupit të gjakut. Ky përfshin antigjenin D (faktorin Rh), plus 50 antigjenë tjerë në grup.

Aq është i rrallë ky grup gjaku, sa vetëm 43 njerëz në botë raportohet të kenë një grup të tillë të gjakut, ndërsa janë vetëm nëntë dhurues aktivë gjaku.

Përveç se ky grup e bën një person të veçantë, fakt tjetër interesant është se gjaku Rhnull mund të konsiderohet ‘universal’ dhe aftësitë e veta jetë-shpëtuese janë enorme.

Doktorët e ndryshëm e kanë emëruar këtë grup gjaku me emrin “Gjaku i Artë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit