“Grupi i Mitrovicës” akuzohet për pastrim parash

0
44

Përfitimet materiale gjatë një dekade nga tregtia e karburanteve, e cila për Prokurorinë është kriminale, e kanë bërë Mentor Beqirin njërin prej njerëzve më të pasur në Kosovë. 

Prokurori i EULEX-it, Olivier Beauvallet, dyshon se milionat e përfituar nga veprimtaria kriminale e Beqirit kanë nisur të investohet në ndërtimin e banesave në Mitrovicë e Fushë-Kosovë. Madje, sipas tij, ndërtimi po kryhet nga një kompani e paregjistruar. 

Mentor Beqiri (1979) bashkë me Albert Beqirin, Jahë Osmanin, Halil Hasanin, Vesat Imerin dhe Enver Tahirin janë duke u hetuar nga ky prokuror për kontrabandë të mallrave, shmangie nga tatimi, shmangie mashtruese nga taksat e importit dhe akcizës krim të organizuar dhe pastrim parash, shkruan sot Koha Ditore.  

“Dimensionet e biznesit kriminal të udhëhequr nga Mentor Beqiri duket të jenë të mëdha. Prova e marrë nga regjistrimi dhe përgjimi i telekomunikimeve të tij ka zbuluar se Mentor Beqiri është gjithashtu i përfshirë në veprimtari lidhur me ndërtimin dhe shitjen e pronës së paluajtshme në emër të kompanisë ‘Project Energineering’, firmë kjo e paregjistruar… në Fushë-Kosovë dhe dy të tjera në pjesën jugore të Mitrovicës”, ka përshkruar prokurori veprimtarinë e tij. “Kjo veprimtari ka mundur të jetë kanal përmes të cilit janë pastruar përfitimet e ardhura nga shitja e karburantit të kontrabanduar”.

Mirëpo, Beqiri i ka mohuar këto. Gjatë intervistës që ka dhënë të martën në orët e vona të martën në kampin “Alfa Bravo” në Fushë-Kosovë ka thënë se të dyshuarit e tjerë janë punëtorë të tij të regjistruar. Ai ka thënë se të gjitha pagesat i kryen nëpërmjet llogarive bankare, derisa për ndërtimin e banesave ka ortakëri me biznesmen nga Kuvajti.kohaislame