15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Grupi i asamblistëve të AKR-së kërkon ndërtimin sa më të shpejt të xhamisë së re

Më të lexuarat

Shefja e Grupit Parlamentar të AKR-së në komunën e Prishtinës, Mirlinda Sopa ka thënë se AKR e mbështet ndërtimin e xhamisë së madhe.

Sopa ka kërkuar madje që ndërtimi i kësaj xhamie të bëhet sa më shpejt duke thënë se ka pasur vonesa të mëdha, shkruan arbresh.info.

“Grupi i AKR-së është që për që kjo xhami të ndërtohet sa më parë. Është marrë një vendim në 2012 dhe pse ka 5 vjet që nuk është ndërtuar”, ka thënë Sopa.

Ajo ka shtuar se po politizohet procesi pasi siç tha po flitet prej këndit politik.

“Inkurajojmë komunën drejtorinë e urbanizmit dhe BIK që të gjejnë një marrëveshje që sa më parë të ndërtohet kjo xhami”, ka thënë Sopa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit