10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gruevski shpërthen me akuza të rënda kundër Edi Ramës

Më të lexuarat

Nikolla Gruevski ka sulmuar Ramën dhe tha se Lëvizja BESA ka treguar se platforma është nënshkruar në Tiranë, transmeton Almakos

“Ajo që ndodh tani në Maqedoni është në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë, shkohet drejt shtetit binacional, anashkalohen bashkësit e tjera etnike në Maqedoni, siç janë turqit, romët, sërbët, boshnjakët vllasët pse jo edhe kroatët, kështu të gjithë vendosen në një pozicion anësor, kurse favorizohet vetëm njëra bashkësi etnike. Favorizohet bashkësia etnike shqiptare edhe atë bëhet në mënyrë kundërkushtetuese. Bëhet pa u paralajmëruar në zgjedhje. Me platforme të nënshkruar në shtet tjetër, nën përkujdesjen e një kryeministri tjetër, kryeministrit Edi Rama, qe edhe u vertetua dje nga njëra nga partitë që ka marrë pjesë atje, partia BESA e cila publikisht tha se e gjithë ideja dhe hartimi i platformës ishte nën përkujdesjen e shtetit shqiptar.”, ka thënë Gruevski.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit