10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gruevski me frymëmarrje të rënduar, kontradiktor dhe konfuz u vë vulën skandaleve

Më të lexuarat

Me frymëmarrje të rënduar dhe me arrogancën e një pushtetari autokratik, kryeministri Nikolla Gruevski theu heshtjen disa ditore lidhur me aferën e përgjimeve.
 
Kryeministri u shfaq para qytetarëve për të mos thënë asgjë dhe as i shkoi për dore që të jetë më bindës në mbulimin e skandaleve, thonë analistët.
 
Sipas tyre kryeministri Gruveski i zënë kontradiktor, konfuz duke u shfaqur në personalitetin që ngërthen në një gjithë pushtet e vërtetoi gjithë skandalet si të vërteta.
 
Publicisti Sasho Ordanovski, thotë për Portalb se nga paraqitja e kryeministrit Nikolla  Gruevski, nuk kishte diçka me rëndësi për tu veçuar për shkak  se ai nuk ofroi asgjë për veç një tregimi bosh.
 
Ordanovski thotë se qeveria është menduar gjatë për ta thurur këtë tregim pa fakte dhe argumente dhe në fund nuk tha asgjë të rëndësishme.
 
“Nga i gjithë prezantimi i Nikolla Gruevskit, përshtypja e vetme është se tregimi i opozitës është më bindës. Kjo do të thotë se përgjimet nuk i kanë bërë shërbimet e huaja, por vetë Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Ordanovski.
 
Analisti Sefer Tahiri, thotë për Portalb se kryeministri Nikolla Gruevski në daljen e tij publike, disa javë pas publikimit të bombës së Zaevit, shfaqi një pasiguri të madhe, e shoqëruar me arrogancën e tij të zakonshme prej pushtetari, gjë që detektohet nga komunikimi verbal dhe sidomos nga komunikimi jo verbal me mediat.
 
“Gruevski po ashtu shfaqi njëlloj neuroze, e cila është evidente sidomos kur përgjigjet ndaj gazetarëve. Ndërsa në konferencën për media flet në rolin e prokurorit publik, duke treguar detaje të hetimeve, por foli edhe në cilësinë e kundër zbuluesit, pasi shfaq mendimin se përgjimet janë bërë nga shërbimet e huaja sekrete, duke mos dhënë asnjë detaj lidhur me këtë akuzë, e cila është e rrezikshme, sepse krijon raporte konflikti me aleatët perëndimorë. Kryeministri gjendet para një sfide të madhe dhe ajo është të vazhdojë më pushtetin, edhe pse tashmë pa legjitimitet ose të dorëhiqet, gjë është variant pak i mundshëm, nëse merret për bazë diskursi politik, i shfaqur sot. Kryeministri Gruevski në vend të deklaratave boshe se opozita nuk posedon argumente se pushteti ka përgjuar, duhet të ofrojë dëshmi konkrete lidhur me akuzat që i bën opozitës se ka tentuar të ndërhyjë ndaj sistemit juridik dhe rendit kushtetues, sepse në të kundërtën do të mbeten vetëm fjalë të thëna me karakter politik”, thotë Sefer Tahiri.
 
Analisti Mersel Bilalli thotë për Portalb se në daljen e tij kryeministri Gruevski nuk tha as një fjalë për kriminalitetin dhe shkeljet e rënda që i dëgjojmë nga brendia e materialeve të përgjuara, pavarësisht se kush i ka bërë ato.
 
“Gruevski duke dashur të thotë diçka tregoi se lideri i opozitës është incizuar me dijeninë e tyre. Pas asaj kur e kupton se ajo përbënë vepër penale dhe se është e ndaluar, tha se nuk e din se kush e ka bërë incizimin e liderit të opozitës në kabinetin qeveritarë. Me këtë pranojnë se kanë shkelur më shumë Ligje për arsye se këto gjëra nuk mund të dalin ën opinion pa dijeninë e tyre” thotë BIlalli.
 
Sipas tij kjo është një katastrofë ku çdo ditë demantojnë vetveten dhe kjo tregon se e kanë humbur orientimin, nëse atë e kanë pasur ndonjëherë.
 
Bilalli thotë se Gruevski për 10 minuta një herë thotë se përgjimet janë bërë nga shërbime të huaja pastaj thotë se inçizimet janë bërë nga njerëzit Brenda.
 
“Kryeministri rëndë merr frymë”, konstaton gazetari Branko Triçkovski. Sipas tij kjo u vërejte qartë në daljen e kryeministrit në konferencën e djeshme për shtyp.
 
“Nuk e di nëse ndajmë të njëjtën përshtypje me të tjerët, por mua mu duk se Gruevski ishte shumë I rënduar në paraqitjen e tij para gazetarëve. Nuk e di nëse shqetësimi i tij vinte nga lagështia e ajrit në një objekt të mbërthyer nga stiropori apo diçka tjetër”, thotë Triçkovski.
 
Sipas tij një shtet serioz nuk mund të lejojë që kryeministri të marrë frymë me vështirësi./Portalb
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit