20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gruevski kërkohet edhe me fletarrest ndërkombëtar, dyshohet se e ka lëshuar shtetin

Më të lexuarat

Pasi gjatë ditës së djeshme u përhapën informacione jozyrtare se ish-kryeministri Nikolla Gruevski e ka lëshuar Maqedoninë dhe gjendet jashtë shtetit, MPB këtë mëngjes ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Mbrëmë Policia e Maqedonisë disa herë ka tentuar ta gjejë Gruevskin në shtëpinë e tij dhe selinë e partisë, por pa sukses.

Gruevski kërkohet nga policia për ta vuajtur dënimin prej 2 viteve burg, pasi u dënua në lëndën “Tanku” të PSP-së e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit