10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gruevski dorëhiqet nga posti i deputetit, në arrati

Më të lexuarat

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit, pasi është arratisur nga vendi i tij disa muaj më parë për t’i shpëtuar gjykimit dhe potencialisht burgut.

Vendimin e dorëheqjes Gruevski e bëri të ditur nga Budapesti, ku ka kërkuar azil, përmes një postimi në llogarinë e tij në paltformën Facebook. Kështu Gruevski i parapri vendimit të parlamentit që pritet ta shkarkonte nga kjo detyrë një prej këtyre ditëve, bën me dije Dita, duke iu referuar organeve mediatike të vendit fqinj.

Postimi i Gruevskit në Facebook ishte si mëposhtë:

“Vendosa të tërhiqem nga funksioni i deputetit. Për këtë vendim, ditët në vijim do të informoj formalisht edhe Kuvendin.

Falenderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët ruajtën pozicionet parimore, në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk iu nënshtruan presioneve.

Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën pavarësisht presioneve dhe padrejtësive, propagandës së rreme dhe rreziqeve.

Dëshmuan se ndjenja për drejtësi, për rezistencë, refuzim dhe rebelim kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas, dhe pse qeveria tenton të promovojë vlera të tjera në kundërshtim me këto parime”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit