6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gruaja e varfër që i rriti katër jetimë, por e ruajti dinjitetin e saj

Më të lexuarat

Një njeri hyri në dyqan dhe e pyeti shitësin: “Sa kushtojnë bananet?”

Shitësi u përgjigj: “Zotëri, bananet janë 12, kurse mollët janë 10 dinarë.”

Në atë moment në dyqan hyri një grua dhe ju drejtua shitësit me fjalët: “Dua një kilogram banane, sa është çmimi i tyre?”

Shitësi u përgjigj: “Bananet janë 2, kurse mollët janë 3 dinarë.”

Gruaja tha: “Faleminderit Allahut! Nuk janë shtrenjtë.”

Njeriu i pranishëm e shikoi shitësin, kurse sytë i ishin skuqur nga zemërimi. Dhe kur deshi ta sulmonte, shitësi ia shkeli syrin dhe i dha shenjë që të priste pak. Pastaj ia paketoi gruas ato që bleu dhe ajo shkoi e kënaqur. Ata e dëgjuan atë që po shkonte duke thënë: “Faleminderit Allahut, fëmijët e mi tash do të ngopen.”

Më pas, shitësi i tha njeriut: “Të betohem në Allahun, se nuk të kam mashtruar. Kjo grua është fqinji im, ajo ka katër jetimë në shtëpi dhe refuzon çfarëdo ndihme. Dhe sa herë që kam dashur t’i ndihmoja, ajo nuk ka pranuar. Kam menduar se si ta ndihmoja atë dhe fëmijët e saj, prandaj mu kujtua ideja e uljes së çmimit në të gjitha produktet, ashtu që ajo të ndjejë se nuk ka nevojë për ndihmë apo lëmoshë të askujt.

Unë dua të bëj bamirësi, sepse e dua një tregti të tillë me Allahun e Plotfuqishëm, dhe kam dëshirë që këtë grua ta ngushëlloj në këtë mënyrë. Ajo vjen një herë në javë dhe, pasha Allahun, atë ditë kur ajo vjen dhe blen tek unë, fitimi im shumëfishohet dhe nafaka më vjen prej nga nuk e shpresoj, sepse e kam ndihmuar dhe ngushëlluar një grua që është duke i rritur katër jetimë.”

Kur e dëgjoi këtë tregim, njeriu qau, pastaj iu afrua shitësit dhe e puthi në kokë për mirësinë e tij ndaj gruas së varfër dhe fëmijëve të saj.

Me të vërtetë, në ndihmën e nevojtarëve, e sidomos të jetimëve, fshihet një kënaqësi të cilën e ndjejnë vetëm ata që e kanë provuar.

Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit