7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Greva që po i kushton shtrenjtë Francës

Më të lexuarat

Prej më tepër se 4 ditësh, punonjësit e hekurudhave në Francë janë futur në një grevë, pasi kundërshtojnë planin e reformave të propozuara nga presidenti francez Emanuel Macron.

Rreth 43 % e personelit të domosdoshëm për qarkullimin hekurudhor nuk kanë pranuar të punojnë, ndërsa në radhët e makinistëve shkon në 74 % numri i atyre që i janë bashkuar grevës.

Duhet evidentuar se kjo grevë deri tani i ka shkaktuar Francës një dëm ekonomik prej rreth 100 milionë eurosh, ndërsa ende nuk ka të dhëna të sakta se kur do të rikthehet normaliteti.

Greva u paralajmërua dhe thirr nga sindikata e hekurudhave, por duhet theksuar se jo të gjithë punonjësit kanë qenë dakord t’i bashkohen asaj, ndërsa zgjidhja duket ende e vështirë, shkruan tch.

Kjo pasi projektligji i reformave është dorëzuar në asamblenë kombëtare, objektivi i reformave është ekuilibrimi i bilancit të shoqërisë kombëtare të hekurudhave franceze, modifikimi i kontratave të punës në sektor si dhe futja e konkurrencës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit