9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Greqia: Jemi pro Kosovës në BE

Më të lexuarat

Shefi i Zyrës Greke në Prishtinë, Dimitrios Moschopoulos ka deklaruar se Greqia e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe të përfshihet në të gjitha proceset që ka kjo rrugë”, ka thënë Moschopoulos. Në një prononcim për Radio Dukagjinin, ai ka theksuar se shteti i tij është në dijeni se anëtarësimi në BE përfshin edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Ju e dini se në Bashkimin Evropian të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Nuk ka anëtarësim pa njohje. Ne nuk e kemi ndryshuar qëndrimin karshi mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por jemi në dijeni se integrimi në BE e bën të pashmangshme njohjen e shtetit tuaj”, ka thënë Moschopoulos. Diplomati grek ka theksuar më tej se se Greqia ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe ka nënvizuar se shteti i tij e ka mbështetur atë në anëtarësimin në shumë institucione ndërkombëtare. / TCH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit