7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Greqi, shqiptari përdhunon dhe lë shtatzënë vajzën e tij

Më të lexuarat

Mjekët e spitalit të qytetit të Amfisës në Greqi deklaruan se janë të shokuar në lidhje me atë që mësuan së fundi pas ekzaminimit të një vajze me origjinë shqiptare.

16-vjeçarja e diagnostikuar me probleme mendore, rezultoi se ishte shtatzënë në muajin e katërt, por për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk arriti të shpjegonte ngjarjen. Për këtë arsye u njoftuan policia dhe prokuroria, të cilat njoftuan marrjen e kampionëve të ADN-së së vëllait të saj 15-vjeçar dhe babait të saj 41-vjeçar.

Testi i ADN-së, i përsëritur disa herë, tregoi se 16-vjeçarja ishte përdhunuar nga babai i saj, i cili rezultoi të ishte edhe babai i fëmijës. Të ndodhur përballë kësaj situate, mjekët vendosën të ndërpresin shtatzëninë e 16-vjeçares, ndërsa policia arrestoi babanë e saj 41-vjeçar, transmeton tch.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas, me banorët e Amfisës që bënë thirrje për dënim maksimal të 41-vjeçarit shqiptar, i cili pritet të dalë në gjykatë për masën e sigurisë. /TCH/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit